Limaj për tensionet në skenën politike: I tejkalojnë polarizimet e së kaluarës, po shpërblehet kjo gjuhë

- Advertisement -

Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur në “Pressing” të T7, për polarizimin.

Ai tha se më parë politika ka emancipuar votuesin, kur votuesit nuk e donin sharjen e fyerjen.

Por, ai tha se tash ka ndryshuar, sikur votuesi po kërkon politikanë që fyejnë e janë më viralë.

“Kurrë nuk kam besuar që votuesi kosovar, politika e Kosovës e ka emancipu votuesin, a ju kujtohet një kohë kur votuesi nuk e ka dashur shamjen dhe e ka ndihmu emancipimin politik të Kosovës. Kjo çfarë po shoh unë i kalon disa polarizime të se kaluarës, tash sikur po ta lë përshtypje që votuesi kosovar po e kërkon këtë polarizim. Atraktiv për votuesin sot je nëse ke ndonjë skandal, më viral, po shpërblehet kjo gjuhë”, ka thënë ai.

Të ngjashme

Të fundit