Presidenti Ademi takohet me Infantinon, konfirmohet mbështetja e FIFA-s për futbollin e Kosovës

- Advertisement -

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, është takuar me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, në kuadër të Samitit Ekzekutiv të Futbollit të FIFA-s.

Përmes një postimi, Ademi bëri të ditur se gjatë takimit me kreun e futbollit botëror është diskutuar për zhvillimin e futbollit në Kosovë dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet FIFA-s dhe FFK-së, shkruan Indeksonline

Ai theksoi se marrëdhëniet e shkëlqyera të FIFA-s me Kosovën dhe mbështetja e vazhdueshme për futbollin kosovar janë dëshmi e respektit që vendi ynë gëzon në familjen ndërkombëtare të futbollit.

“Vlerësoj lart afërsinë dhe përkushtimin që presidenti Infantino ka treguar vazhdimisht ndaj Kosovës, FFK-së dhe ndaj meje personalisht”, ka shkruar Ademi.

Kreu i FFK-së shprehu mirënjohje edhe për mbështetjen e vazhdueshme që FIFA dhe UEFA i kanë dhënë futbollit të Kosovës ndër vite, duke e konsideruar atë si një faktor të rëndësishëm në zhvillimin e sportit dhe arritjen e sukseseve të reja.

Ademi u shpreh i bindur se bashkëpunimi me institucionet më të larta të futbollit botëror do të vazhdojë edhe në të ardhmen, me synimin për të avancuar më tej futbollin kosovar në arenën ndërkombëtare.

 

Të ngjashme

Të fundit