Marjana Koçeku largohet nga grupi parlamentar i PS: Jam deputete e pavarur

- Advertisement -

Deputetja e Partisë Socialiste në Qarkun e Shkodrës, Marjana Koçeku, e njohur edhe si “Neomalsorja”, ka njoftuar se nuk do të jetë më pjesë e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, duke deklaruar se do ta ushtrojë mandatin e saj si deputete e pavarur.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Koçeku ka bërë të ditur vendimin e saj për t’u distancuar nga grupimi politik me të cilin ishte zgjedhur në Kuvend.

“Prej sot jam deputete e pavarur. Idealet e vlerat e mia janë ato që i kam pasë e i kam shprehë qysh para se me u asociu me një parti. Ato m’i diftojnë kufijtë”, ka shkruar ajo.

Koçeku nuk ka dhënë detaje të tjera mbi arsyet e largimit nga grupi parlamentar socialist, ndërsa deri më tani nuk ka pasur reagim zyrtar nga Partia Socialiste lidhur me këtë zhvillim.

Vendimi i saj vjen në një periudhë kur skena politike në vend po shënon ndryshime dhe rikonfigurime brenda grupeve parlamentare.

 

 

Të ngjashme

Të fundit