Presidenti Ademi në mbeshtetje të bizneseve vendore

- Advertisement -

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi në mbeshtetje të bizneseve vendore, sot vizitoi kompaninë që prodhon ulëse për stadiume dhe palestra sportive

Postimi i Ademit:

Sot vizitova fabrikën vendore “Pista Ekoplast”, e drejtuar nga Haxhi Pista, një shembull i suksesit dhe inovacionit në industrinë vendore.

Kjo është fabrika e vetme në Kosovë që prodhon ulëse për stadiume futbolli dhe palestra sportive, duke ndjekur standardet bashkëkohore dhe trendet më të reja të këtij sektori.

Është inkurajuese të shohësh biznese vendore që investojnë në cilësi, teknologji dhe inovacion, duke dhënë kontribut të rëndësishëm edhe në zhvillimin e infrastrukturës sportive në Kosovë.

E përgëzova Haxhi Pistën dhe gjithë ekipin e kompanisë për punën, përkushtimin dhe vizionin e tyre.

Të ngjashme

Të fundit