Presidenti Ademi: Liria e Kosovës është amaneti më i çmuar që duhet ta ruajmë çdo ditë

- Advertisement -

Me rastin e 12 Qershorit – Ditës së Çlirimit të Kosovës, presidenti i Federata e Futbollit e Kosovës, Agim Ademi, ka uruar qytetarët e Kosovës, duke nderuar sakrificën e të gjithë atyre që kontribuuan në rrugën drejt lirisë dhe shtetndërtimit të vendit.

Ai kujtoi me respekt veprimtarët e çështjes kombëtare, familjen e Komandantit Adem Jashari, ushtarët e UÇK-së dhe të gjithë dëshmorët që dhanë jetën për lirinë e Kosovës, duke vlerësuar gjithashtu rolin e Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO në çlirimin e vendit.

Ademi theksoi se gjatë luftës shumë futbollistë lanë fushat e blerta për t’iu bashkuar luftës çlirimtare, duke dëshmuar përkushtimin ndaj atdheut. Ai shprehu gjithashtu dëshirën që ish-krerët e UÇK-së që po përballen me proces gjyqësor në Hagë të kenë një vendim të drejtë dhe të kthehen sa më shpejt pranë familjeve të tyre.

“Liria që gëzojmë sot është amaneti më i çmuar që na obligon ta ruajmë dhe ta forcojmë çdo ditë”, theksoi Ademi në mesazhin e tij të urimit për Ditën e Çlirimit. 🇽🇰

Postimi i plotë:

🇽🇰 Urime Dita e Çlirimit

Sot shënojmë me krenari Ditën e Çlirimit të Kosovës, duke nderuar të gjithë ata që, ndër dekada, kontribuuan për lirinë dhe shtetndërtimin e vendit tonë.

Me respekt kujtojmë veprimtarët dhe aktivistët e çështjes kombëtare, të cilët me përkushtimin, sakrificën dhe qëndresën e tyre mbajtën gjallë idealin e lirisë ndër dekada.

Përulemi me mirënjohje para heroizmit të familjes së Komandantit Adem Jashari, ushtarëve të UÇK-së dhe të gjithë dëshmorëve që dhanë jetën për Kosovën e lirë, e po ashtu vlerësojmë lart kontributin e SHBA-së dhe shteteve aleate dhe të NATO-s në çlirimin e vendit tonë.

Në ato vite të vështira, shumë futbollistë lanë fushat e blerta dhe iu bashkuan luftës çlirimtare, duke vënë mbi gjithçka dashurinë për atdheun dhe lirinë.

Në këtë ditë, urojmë që krerët e UÇK-së që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë ta kenë një verdikt të drejtë dhe sa më shpejt të kthehen pranë familjeve në atdheun e tyre.

Liria që gëzojmë sot është amaneti më i çmuar që na obligon ta ruajmë dhe ta forcojmë çdo ditë.

Lavdi të rënëve për liri dhe mirënjohje e përhershme për të gjithë ata që kontribuuan në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë. 🇽🇰

Të ngjashme

Të fundit