Shumë përdorues të Gmail nuk janë në dijeni të një funksioni të integruar që lejon përdorimin e praktikisht “adresa të pafundme” emaili, pa pasur nevojë për hapjen e llogarive të reja.
Ky funksion bazohet në dy mekanizma të thjeshtë të sistemit të Gmail: përdorimin e simbolit “+” në adresën e emailit dhe faktin që platforma nuk i merr parasysh pikat (.) brenda adresave të përdoruesve.
Në rastin e parë, përdoruesit mund të shtojnë pas emrit të tyre shenjën “+” dhe një fjalë shtesë, për shembull: [email protected] ose [email protected]. Të gjitha këto variante dërgohen në të njëjtën kuti hyrëse, duke mundësuar ndarjen dhe organizimin e mesazheve sipas qëllimit.
Po ashtu, Gmail i trajton njësoj adresat që ndryshojnë vetëm nga vendosja e pikave, si për shembull [email protected] dhe [email protected], të cilat konsiderohen e njëjta adresë dhe marrin email-et në të njëjtin inbox.
Ky funksion përdoret shpesh për organizimin e komunikimeve, filtrimin e spam-it dhe identifikimin e burimeve të regjistrimeve në faqe të ndryshme online, duke i ndihmuar përdoruesit të menaxhojnë më lehtë postën elektronike.
Në thelb, Gmail ofron mundësinë që një llogari e vetme të funksionojë si shumë adresa të ndryshme, pa asnjë konfigurim shtesë.






