Presidenti Ademi i pranishëm në finalen e madhe të Kupës së Botës 2026

- Advertisement -

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, po e ndjek nga afër finalen e madhe të Kupës së Botës 2026, ku përballen Argjentina dhe Spanja.

Ademi e cilësoi këtë sfidë si një spektakël që bashkon miliona tifozë nga e gjithë bota dhe kurorëzon turneun më të madh të futbollit, duke theksuar se është privilegj të jetë pjesë e një mbrëmjeje kaq të veçantë.

Ai përgëzoi FIFA-n për organizimin e suksesshëm të Botërorit 2026, duke vlerësuar se futbolli vazhdon të dëshmojë fuqinë e tij për të bashkuar popuj, kultura dhe kombe.
Në fund, Ademi u uroi të gjithë tifozëve shikim të këndshëm dhe sa më shumë emocione gjatë finales së madhe të Kampionatit Botëror.

Postimi i plotë:

Sonte jam i pranishëm në finalen e madhe të Kupës së Botës 2026, ku përballen dy superfuqi të futbollit, Argjentina 🇦🇷 dhe Spanja 🇪🇸

Një mbrëmje që bashkon miliona tifozë nga e gjithë bota dhe kurorëzon turneun më të madh të futbollit. Është privilegj të jesh pjesë e këtij spektakli të jashtëzakonshëm, ku festohet loja më e bukur në botë.

Urime FIFA-s për organizimin e shkëlqyer të këtij Botërori, një turne që edhe një herë dëshmoi fuqinë e futbollit për të bashkuar popuj, kultura dhe kombe në një skenë të vetme.

Të gjithë tifozëve ju uroj shikim të këndshëm dhe shumë emocione në këtë festë madhështore të futbollit!

Të ngjashme

Të fundit