Presidenti Ademi falënderon presidenten Shiroka- Pula për përkrahjen ndaj Kombëtares

- Advertisement -

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka pritur në hotelin “Emerald” presidenten e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, aty ku Kombëtarja e Kosovës po qëndron në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet e radhës kundër Izraelit dhe Irlandës.

Përmes një postimi, Ademi ka bërë të ditur se në emër të FFK-së, komunitetit të futbollit dhe Dardanëve, e ka falënderuar presidenten për vizitën dhe përkrahjen ndaj Kombëtares.
Sipas Ademit, presidentja Shiroka Pula ka shprehur gatishmërinë për të qëndruar pranë Kombëtares dhe për ta mbështetur atë në çdo aspekt.

Gjatë vizitës, ajo ka përgëzuar edhe futbollistët dhe futbollistet e reja që po i bashkohen vazhdimisht ekipeve kombëtare në të gjitha grupmoshat.

Ademi ka vlerësuar rëndësinë e mbështetjes institucionale, duke theksuar se futbollistët kosovarë, me talentin dhe përkushtimin e tyre, janë ambasadorët më të mirë të vendit në arenën ndërkombëtare.

Postimi i plotë:

🇽🇰 Sot patëm kënaqësinë dhe nderin të mirëpresim Presidenten e Republikës së Kosovës, Shkëlqesinë e Saj, znj. Justina Shiroka Pula, në hotelin “Emerald”, ku Kombëtarja jonë po qëndron në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet e radhës kundër Izraelit dhe Irlandës.

Në emër të Federatës së Futbollit të Kosovës, të komunitetit të futbollit dhe të Dardanëve, e falënderova Presidenten për vizitën dhe për përkrahjen e saj ndaj Kombëtares dardane.

Presidentja Shiroka Pula shprehu gatishmërinë që të na qëndrojë pranë dhe të na mbështesë në çdo aspekt, teksa përgëzoi djemtë dhe vajzat e reja që po i bashkohen në vazhdimësi Kombëtares sonë në të gjitha grupmoshat.

E falënderova Presidenten për vlerësimin që u bëri futbollistëve tanë, të cilët me talentin, përkushtimin dhe paraqitjet e tyre janë ambasadorët më të mirë të Kosovës në botë.

Besoj se bashkëpunimi dhe mbështetja institucionale janë thelbësore për të ardhmen e futbollit tonë.

Faleminderit për vizitën dhe përkrahjen, Presidente Shiroka Pula!

Bashkë për Kosovën! 🇽🇰⚽

#MeFutbollinPërKosovën

Të ngjashme

Të fundit