Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka njoftuar se bashkë me presidentin e FSHF-së, Armand Duka, do ta mbështesin Aleksandër Čeferinin edhe për një mandat tjetër në krye të UEFA-s.
Sipas Ademit, vendimi është marrë në nivel federatash gjatë një takimi të përbashkët për strategjinë e futbollit kombëtar.
“Bashkë me Armand Dukën, presidentin e FSHF-së dhe zv/Presidentin e UEFA-s në përkrahje të Aleksandër Çeferinit edhe për një mandat tjetër në krye të UEFA-s”, ka shkruar Ademi.






