Hamza: Gashi dha kontribut të madh në shëndetësi, arsim dhe në ndërtimin e institucioneve të Kosovës

- Advertisement -

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, me pikëllim të madh e ka pritur lajmin për vdekjen e ish-ministrit të Shëndetësisë, Alush Gashi.

Ai e ka vlerësuar lartë kontributin e Gashit.

Në profilin e tij në Facebook, Hamza ka shkruar se Gashi ishte një nga figurat e njohura të jetës publike, akademike dhe politike në Kosovë.

“Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të profesorit Alush Gashi. Prof. Gashi ishte një nga figurat e njohura të jetës publike, akademike dhe politike në Kosovë, me kontribut të gjatë në shëndetësi, arsim dhe në ndërtimin e institucioneve të vendit. Në këto momente të vështira, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij, miqve, bashkëpunëtorëve dhe familjes së tij politike”, ka shkruar ai.

Të ngjashme

Të fundit