Kampionati elitar i futbollit anglez ka publikuar rezultatet e testimeve për Covid-19.
Nga 14,520 testime të bëra në periudhën nga 27 dhjetori deri më 2 janar, janë regjistruar nëntë raste më pak sesa javën paraprake.
Premier League ka numëruar 94 raste të reja pozitive me Covid-19.
Në këto testime për Covid-19 përfshihen lojtarët dhe anëtarët e stafit të secilës skuadër.
Kjo është java e parë që shënon rënie në rezultate, në tetë javët e fundit që janë kryer testime.