4.2 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Posta e Serbisë thotë se janë ndaluar dërgesat postare për veriun e Kosovës

- Advertisement -

Posta e Serbisë ka njoftuar se Policia e Kosovës ka ndaluar në pikën kufitare të Jarinjës, dërgesat postare që po transportoheshin përmes një furgoni të linjës së rregullt mes Rashkës në Serbi dhe Graçanicës në Kosovë.

Posta e Serbisë tha se dërgesa postare e ndaluar, përfshinte letra. Qytetarët e Serbisë mund të dëgojnë përmes postës dokumente të ndryshme, sikurse ato gjyqësore.

Ky pretendim i autoriteteve serbe vjen një ditë pasi në Kosovë u mbyllën nëntë degë të Postës Serbe, pasi autoritetet thanë se ato po vepronin pa licencë.

Posta e Serbisë bëri thirrje për zgjidhjen e kësaj situate, uljen e menjëhershëm të tensioneve dhe që të mundësohet funksionimi pa pengesa i transportit postar në veri të Kosovës.

“Shumë qytetarë dhe kryesisht të moshuar mbështeten në shërbimet tona për transaksionet e përditshme dhe për këmbimet afariste. Veprimi i sotëm i ndalimit të dhunshëm të dërgimit të letrave, ndër të tjera, vështirëson kontaktin mes familjeve, gjë që rrit edhe më tej ndjenjën e pasigurisë në kontekstin e tensioneve etnike”, tha Posta e Serbisë.

Një ditë më parë, nga Policia e Kosovës thanë se aksioni u zhvillua pas informatës së pranuar nga Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) se në territorin e Kosovës po operojnë operatorë ekonomikë pa licencë dhe që nuk janë të regjistruar në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK).

Autoritetet mbyllën nga tri objekte në Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviq, në Zveçan dy, dhe një në Zubin Potok.

Aksioni u kritikua nga bashkësia ndërkombëtare. Bashkimi Evropian tha se ky ishte një veprim i njëanshëm dhe i pakoordinuar i autoriteteve të Kosovës.

Blloku argumentoi se një veprim i tillë shkel dialogun për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga BE-ja.Ndërkaq, Shtetet e Bashkuara thanë se janë “thellësisht të zhgënjyera” për mbylljen e degëve të Postës së Serbisë.

Ambasada amerikane në Prishtinë tha se veprimet “e pakoordinuara të Kosovës përballin shtetasit e Kosovës dhe ushtarët e KFOR-it me rrezik të madh, nxisin përshkallëzim të panevojshëm të tensioneve rajonale, dhe minojnë reputacionin e Kosovës si partnere e besueshme ndërkombëtare”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit