Portreti i Adem Demaçit vendoset në zyrën e presidentit të Kosovës

- Advertisement -

Figura e veprimtarit të njohur shqiptar Adem Demaçi i është shtuar portreteve të figurave kombëtare që ndodhen në zyrën e presidentit të Kosovës.

Portreti i Demaçit është vërejtur gjatë takimeve të fundit të presidentes në detyrë, Albulena Haxhiu, ku tashmë krahas figurave si Nënë Tereza, Adem Jashari dhe Ibrahim Rugova është vendosur edhe figura e tij.

Adem Demaçi është i njohur për angazhimin e tij shumëvjeçar në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve të Kosovës dhe për qëndrimin e tij kundër represionit të ish-Jugosllavisë.

Për veprimtarinë e tij politike dhe kombëtare, Demaçi kaloi rreth 28 vjet në burgjet politike të ish-Jugosllavisë, duke u cilësuar si një nga figurat më të rëndësishme të rezistencës shqiptare në Kosovë.

Të ngjashme

Të fundit