15.8 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

Poloni-Shqipëri luhet me stadium të mbuluar

- Advertisement -

Vetëm pak minuta më parë zyrtarë të stadiumit të Varshavës dhe ato të UEFA-s kanë rënë dakord që takimi mes Polonisë dhe Shqipërisë të luhet në një stadium të mbuluar.

Siç dihet impianti “PGE Narodowy” është një nga më modernët në Europë dhe “çatia” është e lëvizshme.

Rekomandimet e UEFA-s janë të qarta dhe deri më tani stadium pak herë ka pritur takime me “çati”.

Fakti që në Poloni bie mjaftueshëm dëborë për të rënduar tendën gjigante ka shtyrë UEFA-n që të rekomandojë organizatorët të mos luajnë kurrë me “çati”.

Por sot janë kushtet të tjera atmosferike, të cilat kanë detyruar përgjegjësit e impiantit që të kërkojnë një përjashtim.

Zyrtarët e “PGE Narodowy” duke u konsultuar me meterologët vendas kanë dalë në përfundim se gjatë natës do të ketë erëra të forta në Varshavë dhe se është e këshillueshme që tenda gjigante të hapet.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit