1.9 C
New York
Sunday, February 23, 2025

Buy now

Politikanja ultranacionaliste serbe fton të votohet ‘AfD’-ja në Gjermani, propagandon kundër Kosovës

- Advertisement -

Duke bërë thirrje që serbët në Gjermani të votojnë për “AfD”-në e të djathtës ekstreme, politikanja ultranacionaliste ka përdorur për temë propaganduese gjoja rrezikun që serbëve u kanoset në Kosovë.

Ministrja serbe për Familje dhe Demografi që vjen nga partia “Zavetnici”, Milica Gjurgjeviq, gjeti platformë për të folur në konventën e kësaj partie gjermane të djathtë esktreme,

“Populli ynë në Kosovë është sot grupi etnik më i rrezikuar në të gjithë Europën. Autoritetet e vetëshpallura të Kosovës po kryejnë terror të tmerrshëm kundër serbëve që kanë mbetur në vendlindjet e tyre, duke uzurpuar pronat tona, duke përdhosur vendet tona të shenjta dhe monumentet kulturore”, tha ajo, siç raportoi Euronews Serbia.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit