28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Politikani serb nga veriu i Kosovës shoqërohet në polici, i shqiptohen dy gjoba e pastaj lirohet

- Advertisement -

Është shoqëruar në polici politikani serb nga veriu i Kosovës, Aleksandar Arsenijeviq.

Rasti e ka konfirmuar ushtruesi i detyrës së drejtorit të policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Elshani tha se Arsenijeviq është shoqëruar për shkak të mosbindjes së urdhrave policore.

“E keni shoqëruar deri në stacion, ku i janë dhënë dy tiketa. Njëra për moszbatim të urdhrave të Policit e tjetra për mungesë regjistrimi të automjetit”, tha Elshani për Klankosovën

Ai theksoi se politikanit serb i janë konfiskuar targat e automjetit dhe i njëjti është liruar.

Një pasagjer që e ka shoqëruar Arsenijeviqin në automjet në momentin e arrestimin e ka filmuar ngjarjen.

Aty dëgjohet politikani i ri serb nga veriu i Kosovës të debatojë me pjesëtarë të Policisë së Kosovës, duke u thënë se ai nuk ka qenë duke e vozitur automjetin, por vetëm duke qëndruar në parking.

Polici ndërkaq dëgjohet duke diskutuar me një polic tjetër, duke i thënë se Arsenijeviq ka qenë duke e ngarë automjetin në momentin kur është ndaluar nga zyrtarët policorë.

“Ju duhet të mësoheni ta respektoni policinë, dhe do të arrestohesh”, i thotë polici Arsenijeviqit, teksa shton se “presin nga ti të jesh më i mirë me ne, ta dish se ne jemi persona zyrtarë”.

Arsenijeviq u thotë se “kush nuk po e pranon” që ju nuk jeni persona zyrtarë, teksa ankohet që nuk po e kupton gjuhën shqipe.

Ai tenton të dalë nga situata duke u thënë policëve se është para shtëpisë së tij, por polici i thotë se je parkuar në trotuar dhe se në asnjë mënyrë nuk lejohet parkimi në trotuar.

Politikani serb, Aleksandar Arsenijeviq njihet për provokimet që ua bën zyrtarëve policorë në veri të vendit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit