0.8 C
New York
Wednesday, February 21, 2024

Buy now

Arifi: Kamberi ka një karrierë politike 30-vjeçare si vasal i Beogradit

“Shaip Kamberi ka një karrierë politike 30-vjeçare si vasal i Beogradit”, kështu ka reaguar kryetari Komunës së Kryetari i Komunës së Preshevës Shqiprim Arifi ndaj deputeti të vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë.

Më tej, Arifi, Kamberin e quan deputet të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiqit.

“Pra, Shaip Kamberi është zgjedhur direkt nga Vuçiqi për të qenë deputet, e i njëjti asnjëherë s’ka arritur as edhe një rezultat për shqiptarët e Luginës. AS EDHE NJË! Ka mbaruar koha e deputetit shqiptar që bashkëpunon me Serbinë dhe nuk sjell rezultat për shqiptarët e Luginës”, ka shkruar ai në rrjetin social “X”.

Tutje, Arifi thotë se Kamberi ka votuar programe të qeverisë së Serbisë të cilat e nuk e konsiderojnë shtetet të pavarur dhe sovran.

“Përveç asaj që partia e tij në vitin 2016 ka votuar programin e Qeverisë Vuçiq, ku Kosovën e konsideron si pjesë përbërëse të Serbisë, në zgjedhjet e fundit parlamentare Vuçiqi e Daçiqi, i’a ripërsëritën zgjedhjet 5 herë me radhë, për t’ia falur mandatin, si falënderim për bashkëpunimin shumëvjeçarë!”, ka përfunduar Arifi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit