8.2 C
New York
Sunday, December 29, 2024

Buy now

Policia sllovene ka paraqitur një kallëzim penal kundër kryeministrit të tyre, kjo është arsyeja

- Advertisement -

penal kundër kryeministrit, Robert Golob. Kallëzimi është bërë për gjoja “ndërhyrje në punët e policisë”.

Raporti i dorëzuar në Prokurorinë e Specializuar të Shtetit, bazohet në pretendimet e ish-ministres së Brendshme Tatjana Bobnar dhe ish-drejtorit të policisë në detyrë Boshtjan Lindav për presionin e papërshtatshëm politik që Golob dyshohet se ka ushtruar ndaj Ministrisë së Brendshme dhe policisë.

Golob i hodhi poshtë akuzat, duke i quajtur ato “të çuditshme” dhe shprehu habinë që policia ka bërë kallëzim kundër tij.

“Në realitet nuk bëhet fjalë për ndërhyrje në punën e policisë, por për luftën politike që Tatjana Bobnar ka drejtuar që nga dorëheqja e saj dy vite më parë”, tha Golob, transmeton indeksonline.

“Kjo ka të bëjë me fjalën time kundër fjalës së dy politikanëve dhe më duket vërtet e çuditshme që sot po flasim për një raport policor për shkak të kësaj”, shtoi ai.

“Unë gjithashtu besoj në shtetin e së drejtës dhe për këtë arsye do t’i përgjigjem të gjitha akuzave dhe do t’i hedh poshtë me mjete ligjore.

Bobnar, e cila aktualisht punon si këshilltare e presidentit slloven, dha dorëheqjen si ministre e Brendshme në dhjetor 2022 mes një konflikti në të cilin ajo akuzoi Golob për ushtrimin e presionit politik ndaj saj për të ndikuar në vendimet e personelit në polici, pasi ai refuzoi të zgjaste mandatin e Lindav si shefi i policisë.

Kallëzimi penal është rezultat i një hetimi policor prej dy vjetësh bazuar në akuzat e Bobnarës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit