10.2 C
New York
Friday, May 10, 2024

Buy now

Policia në Australi del me njoftim për shtyp: Margot Robbie u vodh në Oscar, ne po hetojmë

- Advertisement -

Pas shpalljes së nominimeve për Oscar, fansat e Margot Robbie janë tërbuar që aktorja nuk u nominua në kategorinë e aktores më të mirë për rolin e saj në filmin “Barbie”.

Madje, ka reaguar edhe policia australiane në shtetin e Viktorias, e cila ka postuar një mesazh në Facebook duke shprehur mendimin e saj pasi Margot u la jashtë nominimeve.

Margo u rrit në Queensland, Australi, e cila nuk është afër Viktorias, por policia atje ndihet e shqetësuar.

POLICIA HETON VJEDHJEN E MARGO: Policia po heton pasi ish-banores së Ramsay Street dyshohet se iu grabit nominimi i saj për Oscar për aktoren më të mirë.

Ne dëshirojmë të shfrytëzojmë këtë rast për t’u kujtuar të gjithë banorëve aktualë të Rrugës Ramsay dhe pjesës tjetër të Viktorias që të marrin në konsideratë raportimin e çdo krimi jourgjent si vjedhja nëpërmjet mjetit tonë të raportimit në internet. Është një mënyrë e përshtatshme dhe e lehtë për të na paraqitur një raport në çdo kohë të ditës”, kanë shkruar ata krahas fotos gazmore.

“Barbie” fitoi tetë nominime, por Akademia nuk e nominoi Greta Gerëig, regjisoren dhe skenaristen, as Margot Robbie, aktoren kryesore, ndërsa Ryan Gosling u nominua për rolin më të mirë dytësor në film.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit