17.9 C
New York
Friday, May 10, 2024

Buy now

“Është e bukur, por…”/ Modelja ukrainase fiton çmimin “Miss Japan”, rindez debatin e identitetit

- Advertisement -

Një modele me origjinë ukrainase ka fituar çmimin si “Miss Japan”, duke rindezur kështu debat për identitetin.

“Ka pasur pengesa racore dhe ka qenë sfiduese të pranohesh si japoneze.”, ka qenë kjo fjala e 26-vjeçares, Carolina Shiino pasi fitoi çmimin e madh. 26-vjeçara e lindur në Ukrainë, u transferua në Japoni në moshën 5-vjeçare.

Fitorja e saj ka rindezur një debat mbi atë se çfarë do të thotë të jesh japonez, kryesisht në rrjetet sociale, ku ka marrë komente negative.

“Vajza që u zgjodh Miss Japonia nuk ka lidhje me japonezët, por është 100% ukrainase. Ajo është e bukur, por kjo është ‘Miss Japonia’. Ku janë japonezet?” , janë këto disa nga komentet në rrjetet sociale për 26-vjeçaren ukrainase.

Kujtojmë që në vitin 2015 Ariana Miyamoto u bë gruaja e parë biracore që u kurorëzua “Miss Japan”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit