Blerta Deliu nga Partia Demokratike e Kosovës, është e ftuar në Pressing në T7, ku po diskutohet për zhvillimet e mbrëmshme në Skenderaj.
Deliu ka thënë se kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka qenë cak i deklaratave të eksponentëve të VV’së për vite me radhë.
‘’Pamje të tilla me automatik me armë, me maska policë me disa mjete të policisë në qytetin e Skenderajt, ishte një tentativë e aparatit shtetëror për ta vendosur këtë çështje si çështje e agjendës politike. S’është hera e parë që pushteti i Kurtit të provokojë në këtë komunë. Këtu dua të përmend edhe vetë zotin Lushtaku i cili ka qenë prej figurave më të linçuara, në mënyrë sistematike eksponentë të LVV’së për vite me radhë nuk e kanë kursyer Lushtakun nga deklaratat e tyre të njëpasnjëshme,’’, ka thënë ajo mes tjerash.






