“Këto janë inskenime, aty Mehana shkoi me qëllim”, Artan Behrami: Kurti është në panik të thellë, sa herë e sheh këtë rrezik, bëhet agresiv

- Advertisement -

Artan Behrami nga Partia Demokratike e Kosovës, i ftuar në Pressing, në T7, ka folur mes tjerash edhe për zhvillimet në Skenderaj.

Behrami e ka vlerësuar situatën atje si ‘’inskenim’’, duke shtuar se, kryeministri në detyrë, Albin Kurti është në ‘’panik të thellë’’.

‘’Çdo inskenim që e bën Kurti, e llogarit qysh me u perkthy në elektorat. Aty zoti Mehana ka shku me qëllim, provokimin e ka bë me qëllim, për këtë jam i bindun sepse edhe herën e kaluarën ka pas fyrje sistematike, private personale. Pra këto janë inskenime. Efekti është paniku. Albin Kurti është në panik të thellë, ai po e sheh humbjen e dominimit të tij. Dhe sa herë e sheh këtë rrezik ai bëhet agresiv, është në gjendje me përdor komplet aparatin e sigurisë’’, ka thënë Behrami mes tjerash.

Të ngjashme

Të fundit