Policia e Kosovës ka njoftuar se dje ka kontrolluar 36 lokacione të ndryshme në Prishtinë.
Në raportin 24 orësh, policia ka treguar se në këto lokacione ka gjetur tri pistoleta, 6 armë të gjata dhe 598 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm.
“Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, kanë kontrolluar 36 lokacione të ndryshme me dyshime për veprat penale të lartë-cekura. Si prova materiale janë gjetur dhe sekuestruar: tri pistoleta, 6 copë armë të gjata, 598 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm, një telefon, 2 shtëpiza kompjuteri, 7 DVR dhe dokumente të ndryshme”, është thënë në raportin e policisë.
Ndër të tjera, në raport thuhet se lidhur me rastin janë intervistuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë.
Këta të fundit, me vendim të prokurorit janë liruar.