Policia e Kosovës kampione në Ligën e Parë, promovohet në Superligën e futsallit

- Advertisement -

 

Policia e Kosovës ka shënuar fitore ndaj Minatorit në ndeshjen e fundit të kampionatit në Ligën e Parë, duke u shpallur kampion.

Pas vetëm një viti në Ligën e Parë, Policia e Kosovës ka ndërtuar një ekip të fortë, duke regjistruar 13 fitore, 2 barazime dhe 1 humbje.

Me 41 pikë, Policia e Kosovës u shpall sot kampion i Ligës së Parë.

Trofeu për lojtarët u dorëzua nga presidenti i FFK-së, Agim Ademi.

E për këtë sukses Policinë e ka përgëzuar i pari i FFK-së përmes një postimi në Facebook.

Urimi i presidentit të FFK-së, Agim Ademi:

Urime FC Policia e Kosovës për titullin kampion në Ligën e Parë të futsallit dhe inkuadrimin në Superligën e Kosovës! 🏆⚽️👏👮‍♂️

Sonte patëm kënaqësinë ta ndajmë trofeun e kampionit për FC Policia e Kosovës, ekip i cili vetëm një vit më parë iu bashkua garave nën ombrellën e FFK-së, ndërsa në këtë edicion dëshmoi organizim, disiplinë dhe cilësi të jashtëzakonshme sportive.

Me paraqitje të shkëlqyera gjatë gjithë kampionatit, skuadra e Policisë së Kosovës arriti me plot meritë të shpallet kampione e Ligës së Parë dhe të sigurojë promovimin në elitën e futsallit kosovar për edicionin e ardhshëm.

Ky sukses pasqyron vlerat që përfaqëson edhe vet institucioni i Policisë së Kosovës, përkushtimin, profesionalizmin dhe punën ekipore. Me këtë rast, përgëzova drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, si dhe lojtarët, stafin teknik dhe gjithë pjesëtarët e klubit për këtë arritje të rëndësishme.

Njëkohësisht, urime edhe për FC Rahovecin për rikthimin në Superligën e Kosovës në futsall.

Suksese të dyja skuadrave në elitën e futsallit kosovar! ⚽🏆

Të ngjashme

Të fundit