13 C
New York
Saturday, April 27, 2024

Buy now

Policia e Kosovës hyn në komunën Graçanicës, reagon Lista Serbe

- Advertisement -

Lista Serbe ka reaguar për ndërhyrjen e mbrëmshme të forcave speciale të Policisë së Kosovës në ndërtesën e Komunës së Graçanicës.

Sipas tyre, kjo ndërhyrje e pabazë pa asnjë urdhër gjykate, është akt klasik i demonstrimit të forcës në komunën serbe me qëllim të frikësimit të popullit serb, shkruan kosovo online.

“Në emër të popullit serb nga Kosova dhe Metohia, ne dënojmë fuqishëm inkursionin brutal, të pabazë dhe të paligjshëm të njësive të armatosura të policëve shqiptarë në komunën e Graçanicës në Kosovën qendrore dhe Metohinë, e cila kërcënon rëndë paqen në kjo zone”, thuhet në reagimin e tyre.

“Kjo ndërhyrje e pabazë, pa asnjë urdhër gjykate, është akt klasik i demonstrimit të forcës në komunën serbe, me qëllim të frikësimit të popullit serb. Lista Serbe i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar që të dënojë fuqishëm dhunën institucionale ndaj popullit serb. sepse një sjellje e tillë nuk mund të kuptohet ndryshe, dhe heshtja e përfaqësuesve ndërkombëtarë në këtë moment është e papranueshme”, thuhet në deklaratë.

Tutje, kryesia e Listës Serbe u bën thirrje qytetarëve që të qëndrojnë të përmbajtur, të mos bien pre e provokimeve dhe “të mos lejojnë që këto lëvizje të turpshme të Prishtinës t’i lëkundin për të qëndruar e për të qëndruar në shtëpi”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit