Protestuesit, anëtarë të PSD-së dhe Policia janë përleshur gjatë protestës kundër vizitës së Kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova.
Kjo pasi u hodh gazlotsjellës, duke bërë që të intervenoj Policia duke arrestuar kryetarin e PSD-së Dardan Molliqaj, Nol Nushin e disa aktivistë të tjerë.
Me këtë rast, ka reaguar edhe PSD.
“Në kundërshtim të Gjykatës Speciale, gjatë protstës së PSD janë arrestuar gjashtë aktivistë: Kryetari Dardan Molliqaj, Zgjim Hyseni, Nol Nushi, Korab Korça, Agron Kabashi dh Gent Ibrahimi.
Kjo është përpjekje për disiplinim dhe përmirësim imazhi për gjykatën e padrejtë speiciale.
Metodat frikësuese neve nuk na ndalin. Gjykata është raciste, e padrejtë dhe segreguese. Rezictenca vazhdon. Z. Trendafilova nuk është e mirëseardhur. Policia mund ta garantojë sigurinë fizike, por jo imazhin e një kryesuese të një procesi të padrejtë.
Kërkojmë urgjentisht të lirohen aktivistët tonë!”, thuhet në reagim, transmeton Scanner.