Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albulena Haxhiu për kryeparlamentare, e cila ka marrë 62 vota pēr.
Emrin e saj e propozoi deputeti i kësaj partie, Glauk Konjufca.
Haxhiu aktualisht po ushtron edhe detyrën e presidentes.
Në këtë ulëse Haxhiu, nëse zgjidhet, po vjen për herë të dytë pasi u zgjodh kryeparlamentare para kësaj legjislature, që doli nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit 2025.
Ajo qëndroi në këtë pozitë deri në prill kur Kuvendi u shpërbë për shkak të dështimit të zgjedhjes së Presidentit.
Seanca po mbahet jashtë afatit kushtetues, i cili skadoi më 7 gusht






