28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Policia dhe zyrtarë të Qendrës për Punë Sociale, shkojnë në shtëpinë e familjes së Naim Murselit

- Advertisement -

Policia e Kosovës dhe zyrtarë të Qendrës për Punë Sociale kanë shkuar sot te familja e ish-bashkëshortit të Liridona Ademajt, Naim Murselit.

Sipas pamjeve të publikuara, vetura e Policisë dhe Qendrës për Punë Sociale ndodhen para shtëpisë së Naim Murselit, i cili mbrëmë u arrestua bashkë me dy persona të tjerë, teksa nuk dihet arsyeja e kësaj vizite.

Murseli dhe personi me inicialet G.P., që dyshohet të jetë vrasësi i Liridona Ademajt u arrestuan mbrëmë nga policia, pak orë pas varrimit të të ndjerës.

Policia mbrëmë bastisi dy lokacione në Gjakovë, ku u bë e ditur se është konfiskuar arma me të cilën dyshohet se u krye krimi.

Ndërsa, vetëm pak orë pas arrestimit të Murselit dhe dorasit, policia arrestoi edhe personin e tretë me iniciale K.K., që dyshohet të jetë i përfshirë në ngjarjen tragjike.

Liridona Ademaj u vra tri ditë më parë në Prishtinë në makinë ku bashkë me të ishin fëmijët dhe burri i saj, Naim Murseli.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit