Nga zyrtarët policor në dy lokacione të ndara, në Prishtinë dhe Obiliq, janë arrestuar dy persona të cilët kërkoheshin me nga dy urdhëresa aktive të gjykatës.
Personat dyshuar: F.S., mashkull, 24-vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i arrestuar në Obiliq, është i dënuar me burgim, (4 vite e dy muaj) për veprat vjedhje dhe vjedhje e rëndë dhe V.K., mashkull, 42-vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i arrestuar në Prishtinë, është i dënuar me burgim, (3 vjet) për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.
Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi i dyshuar është dërguar për vuajtje dënimi.