Po gjobiten me të madhe kamionët që s’po respektojnë vendimin e ministrisë

- Advertisement -

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se më 1 korrik të këtij viti janë shqiptuar 24 kundërvajtje ndaj mjeteve që kanë tejkaluar peshën e lejuar, në vlerë të përgjithshme prej 13,910 euro, prej të cilave 13,140 euro ndaj operatorëve ekonomikë dhe 770 euro ndaj personave fizikë.

Në një reagim në Facebook, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka thënë se do të jetë rigoroze në zbatimin e ligjit dhe në mbrojtjen e infrastrukturës rrugore. Kontrollet do të vazhdojnë dhe nuk do të ketë tolerancë ndaj atyre që, përmes mbingarkesës, rrezikojnë sigurinë në komunikacion dhe dëmtojnë rrugët tona.

 

Të ngjashme

Të fundit