-6.3 C
New York
Sunday, December 22, 2024

Buy now

“Po e shqyrtojmë çështjen”: ShBA nuk e mohon se mund ta “sanksionojë” Policinë e Kosovës

- Advertisement -

Ambasada Amerikane ka thënë se “janë duke shqyrtuar çështjen”, por nuk kanë marrë ndonjë vendim, pas raportimeve se Policisë së Kosovës i janë anuluar disa trajnime nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës si masë sanksionuese.

Nga ambasada, kanë përsëritur mesazhin e deklaratë së 30 gushtit, ku veçse paralajmërohej se veprimet e njëanshme të Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti do të ndikojnë në bashkëpunimin e ShBA-së me Ministrinë e Puënve të Brendshme dhe “elementët vartës të saj”.

Në përgjigje të pyetjeve tuaja, ju referojmë deklaratës sonë të 30 gushtit, ku theksohej: “Veprimet e Qeverisë do të ndikojnë në cilësinë dhe natyrën e bashkëpunimit tonë me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe elementët vartës të saj”. Ne jemi duke vazhduar shqyrtimin e çështjes dhe nuk kemi marrë asnjë vendim për momentin.” – thuhet në një përgjigje të ambasadës për “Express”.

Çka thuhej në deklaratë?

Pas aksionit të Policisë së Kosovës në veri të vendit në fund të gushtit, Ambasada Amerikane në një komunikatë kishte thënë:

“Përderisa qeveria e Shteteve të Bashkuara është krenare që ka mbështetur themelimin dhe profesionalizimin e Policisë së Kosovës gjatë shumë viteve si pjesë e angazhimit tonë për të promovuar sigurinë dhe stabilitetin, instrumentalizimi i vazhdueshëm nga Qeveria i Policisë së Kosovës për të kryer veprime të pakoordinuara nuk është në përputhje me premtimet se do të “vazhdojë konsultimin dhe koordinimin me komunitetin ndërkombëtar”. Veprimet e Qeverisë do të ndikojnë edhe në cilësinë dhe natyrën e bashkëpunimit tonë me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe elementët vartës të saj”.

Mes tjerash, ShBA theksonte mbështetjen e saj dhe krenarinë për themelimin e Policisë së Kosovës, e cila sipas tyre, është instrumentalizuar nga Qeveria e Kosovës.

“Përderisa qeveria e Shteteve të Bashkuara është krenare që ka mbështetur themelimin dhe profesionalizimin e Policisë së Kosovës gjatë shumë viteve si pjesë e angazhimit tonë për të promovuar sigurinë dhe stabilitetin, instrumentalizimi i vazhdueshëm nga Qeveria i Policisë së Kosovës për të kryer veprime të pakoordinuara nuk është në përputhje me premtimet se do të “vazhdojë konsultimin dhe koordinimin me komunitetin ndërkombëtar”. Veprimet e Qeverisë do të ndikojnë edhe në cilësinë dhe natyrën e bashkëpunimit tonë me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe elementët vartës të saj.” – thuhej në fund.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit