14.2 C
New York
Friday, April 26, 2024

Buy now

Platforma në ardhje e BMW Neue Klasse do të debutojë tek sedanët dhe SUV-të e serisë 3

- Advertisement -

BMW e prezantoi platformën e saj më të re Neue Klasse para disa muajsh, dhe tani kompania zbuloi më shumë detaje në lidhje me të dhe se kur do të dalin në treg veturat me këtë platformë.

Dy veturat e para që për bazë e kanë platformën Neue Klasse do të jenë versionet sedan dhe SUV të Serisë 3 të BMW.

Dhe deri në fund të kësaj dekade, platforma e re do të përbëjë afro gjysmën e shitjeve të kompanisë.

Kjo tingëllon shumë ambicioze, duke parë që veturat e para me platformën Neue Klasse do të jenë në dispozicion nga viti 2025, raporton ArenaEV, përcjell Telegrafi.

Lajmërimi i BMW për platformën Neue Klasse

Është mjaft e sigurt të thuhet se modelet e përmirësuara i3 dhe iX3 do të jenë veturat e para që do ta kenë për bazë platformën e parë, dhe sipas gjasave do të prodhohet në fabrikën e BMW në Debrecen të Hungarisë, teksa fabrika tjetër në Munich të Gjermanisë do ta fillojë prodhimin pak më vonë.

Neue Klasse do të jetë elementi kryesor për veturat elektrike ndërsa opsionet me fuqi ICE, edhe në Serinë 3, do të bazohen në platformën CLAR.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit