22 C
New York
Wednesday, May 8, 2024

Buy now

Canaj: Kurtit nuk i beson më askush në botë, as Marconi e Bideni

- Advertisement -

Sipas tij, ndërkombëtarët po kërkojnë Kurtit “lëvizje konktrete” në drejtim të Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe pastaj të vazhdohet me Këshillin e Evropës.

“Natyrisht që është kështu (se duhen veprime drejt themelimit të Asociacionit), së paku kështu po thonë francezët, gjermanët e amerikanët. Që duhet një indice konkrete në drejtim të themelimit të Asociacionit. Që pastaj të vazhdohet më Këshillin e Evropës. Pse ndodhë kjo dhe pse nuk i besohet më Albin Kurtit.

Që ai kur premton dhe garanton diçka pa e parë zezën mbi të bardhën, ata nuk i besojnë më, se Kurtit nuk i beson më askush… nuk po i beson Macroni, Bideni, s’po i beson askush në botë”, ka thënë Canaj, në “FIVE” të Dukagjinit.

Sipas Canajt, Kurti përmes zotimeve në Ohër dhe Bruksel vitin e kaluar e ka pranuar Asociacionin.

“Kurti arriti me marrë një draft me kompetenca ekzekutive… e ka pranuar draftin, a ishin zotimet në Ohër dhe në Bruksel. Albini Kurti është fut ën kurhtin e Vuçiqit dhe tash është duke u sjellë në një rreth vicioz”, ka theksuar Canaj.

Kështu Canaj ka shtuar se nëse Kurti e themelon Asociacionin Kosova bën progres në Këshill të Evropës.

“Nëse e bën ne ecim përpara në Këshill të Evropës nëse nuk e bën ne stopojmë”, ka thënë ndër të tjera Canaj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit