15.7 C
New York
Tuesday, May 7, 2024

Buy now

Guler mjafton ndaj “Baskëve”, Real Madrid siguron 3 pikë në transfertën e Real Sociedad

- Advertisement -

Ishte padyshim një tre pikësh shumë i luftuar. “Galaktikët” e Real Madrid kanë arritur një tjetër fitore të madhe, teksa mbrëmjen e kësaj të premteje mundën me rezultatin minimal, 1 me 0, në “Reale Arena”, vendasit “Baskë”, të Real Sociedad, në përballjen e vlefshme, për javën e 33-të, të kampionatit spanjoll të futbollit, La Liga.

Gol i vetëm i sfidës erdhi në minutën e 29’-të, të saj, me “diamantin” turk, të sulmit, Arda Guler, i cili dërgoi në rrjetë një pasim të Carvajal, për të “vulosur” fillimisht avantazhin në pjesën e parë të ndeshjes e më tej tre pikët e plota, duke mbajtur me një dorë titullin kampion, të elitës spanjolle, djemtë e teknikut, Carlo Ancelotti.

Falë këtij rezultati, “Galaktikët” e Real Madrid ngjiten në kuotën e 84 pikëve, duke u vijuar të mbetet në vendin e parë të tabelës, kësaj here me plot 14 pikë diferencë nga vendi i dytë, “Katalanasit” e Barcelona, ndërkaq, “Baskët” e Real Sociedad mbesin në vendin e 6-të, të renditjes, me 51 pikë, pas 33 javësh.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit