11 C
New York
Monday, May 6, 2024

Buy now

Mbi 1000€ pagë për 5 min punë në muaj-kaq e paguan RTK Fadil Hoxhen

- Advertisement -

Mbi 100 punëtorë të RTK-së rrezikojnë të mbesin pa punë në mediumin publik. Këtë shqetësim e ka ngritur edhe kryetari i sindikatës së RTK-së, Fadil Hoxha. Ky i fundit e kishte sulmuar bordin e RTK-së, i cili në arsyetimin për shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm, Ngadhnjim Kastrati, mes tjerash, kishin thënë se drejtori po dështon për të hapur konkurse për punësime në RTK.

Fadil Hoxha është shprehur i shqetësuar se mbi 100 punëtorë të RTK-së mund të mbesin pa punë.

“Prej 1 janarit të këtij viti, rreth 150 persona janë duke kryer detyra të punës në RTK pa kontrata pune. Kjo që po ndodhë për tash e 21 ditë në RTK përveç që është e paligjshme është edhe jo humane. Ata janë duke ardhur në punë nën ethet se a do të marrin kontratë pune apo do të largohen. Në mesin e tyre ka nëna e gra. Cilin do veprim që do ta ndërmarrë Bordi i RTK-së në raport me ta për muajin janar do të bëjë shkelje ligjore, për arsye se nuk ka dhënë përgjigje për këtë çështje me kohë”, thuhet në komunikatën e Fadil Hoxhës.

Por, po i njëjti person, Fadil Hoxha, e kishte sulmuar bordin e RTK-së që në arsyetimin për shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm, Ngadhnjim Kastrati, këtë e kishin paraqitur, ndër të tjera, si dështim të drejtorit për të hapur konkurse për punësime në RTK.

Edhe pse kryetar sindikate, Fadil Hoxha, sipas punonjësve të RTK-së, ka qenë gjithnjë kundër punëtorëve të rinj në Radiotelevizionin Publik, gjë që vërtetohet edhe në deklarimet e tij publike.

Cila është puna që Fadil Hoxha e bën në RTK dhe sa paguhet për të?

Demokracia.com ka mësuar se Fadil Hoxha mban pozitën e Udhëheqësit të Njësisë së Hulumtimit dhe paga e tij është 1067 euro.

Demokracia.com ka pyetur në RTK se çfarë përgjegjësie ka kjo pozitë me këtë pagë të lartë, por nuk ka pranuar përgjigje për këtë. Megjithatë, një punëtor i RTK-së, i cili e ka rrogën përgjysmë më të vogël se Hoxha, në kushte anonimiteti thotë se për punën që e bën Fadil Hoxha i nevojiten vetëm pesë minuta kohë gjatë një muaji.

“I merr të gatshme në sistem statistikat e programit të RTK 1, edhe pse e ka obligim edhe të kanaleve tjera, premierë dhe programit të ritransmetuar, i vendosë në EXEL dhe i dalin grafikat”, ka thënë ky punëtor i RTK-së.

Demokracia.com e ka siguruar edhe një grafikë të tillë.

Sipas këtij punëtori të RTK-së, 5 minuta kohë i duhen Fadil Hoxhës në muaj, për ta përgatitur këtë grafikë dhe atë nuk e bën vetë, por e bëjnë punëtorët në sektorin e tij.

“Ky nuk bën asgjë dhe i merr mbi 1000 euro”, thotë ky punëtor i RTK-së për Demokracia.com.

Sipas një përllogaritje të shpejtë, i bie që Hoxha ia ka marrë rreth 200 mijë euro RTK-së deri tash për vetëm 5 minuta punë në muaj. Për rritjen e pagës së kryesindikalistit Fadil Hoxha pat reaguar edhe Arsim Halili, kolegu i Hoxhës.

Demokracia.com e ka siguruar komunikimin mes tij dhe Fadil Hoxhës të disa viteve më parë.

Halili e kishte akuzuar Hoxhën se për interesa të veta personale, për një rritje të pagës ka shkelur mbi parimet e sindikatës dhe mbi punëtorët e RTK-së.

Mësohet se Bordi i ri i RTK-së pritet që nesër ta aprovojë projeksionin që ua ka dorëzuar ish-drejtori Ngadhnjim Kastrati për tre muajt e ardhshëm, përfshirë edhe kontratat për shërbime.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit