Një person është plagosur me armë zjarri, mbrëmjen e sotme në rrugën “Bedri Pejani” në Fushë-Kosovë.
Lajmin për teve1.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahemti, e cila bëri të ditur se i lënduari është dërguar për tretman mjekësor.
Lidhur me këtë rast, i dyshuari është identifikuar, por i njëjti ende nuk është arrestuar.
“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarje. Në këtë rast, nga arma e zjarrit lëndime trupore ka pësuar një person dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Ndërkohë që hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për arrestimin e personit të dyshuar ( i cili është identifikuar) si dhe ndriçimin e plotë të rastit”, tha Ahemti.