15.2 C
New York
Tuesday, September 26, 2023

Buy now

Plagoset me thikë një person në qendër të Prishtinës

Një plagosje me thikë ka ndodhur në qendër të Prishtinës.

Rasti është konfirmuar edhe nga policia e Kosovës, shkruan lajmi.net.

Flora Ahmeti nga policia e Kosovës ka bërë të ditur se personi është dërguar në trajtim mjekësor dhe se rasti ka ndodhur në afërsi të rrethit te ndërtesa e vjetër e Komunës së Prishtinës.

Policia ka arrestuar dy persona.

“Sot rreth orës 11 :30, patrulla policore ka hasë në një përleshje fizike e cila ka ndodhë në afërsi të rrethit te ndërtesa e vjetër e Komunës së Prishtinës. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Policia ka arrestuar dy persona të dyshuar, ndërkohë që hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka deklaruar Ahmeti.

Të ngjashme

107,454FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit