Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur sot rreth orës 16:10 në rrugën “Dëshmorët e Hereqit” në Gjakovë.
Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, e cila tha:
“Bazuar në informacionet fillestare, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar. Të dy personat, viktima dhe i dyshuari, janë meshkuj, shtetas të Republikës së Kosovës dhe të moshës madhore”.
Sipas saj, “njësitë relevante policore ndodhen në vendngjarje dhe janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për trajtimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit






