Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes së dytë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve mes Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain.
Rezultati pas 45 minutave të parë sonte në Mynih është 0:1 për parisienët.
Goli i vetëm i takimit deri më tani erdhi në minutën e tretë kur Dembele realizoi pas asistimit të Kvaratskhelias.
Kësisoj, PSG po avancon 6:4 në rezultatin e përgjithshëm dhe është shumë pranë kualifikimit në finale.






