Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes në mes të Barcelonës dhe Interit.
Pjesa e parë e kësaj ndeshjeje ka përfunduar me rezultat 2-2.
Interi ka hapur serinë e golave, duke avancuar 2-0, por Barcelona ka arritur ta barazojë rezultatin 2-2.
Kampioni italian heshti stadiumin që në minutën e parë kur Marcus Thuram, i asistuar nga Denzel Dumfries, shënoi pas shpinës së tij për 0:1.
Dumfries u përkujdes që vetë ta shënonte të dytin 20 minuta më vonë.
Nuk vonoi shume dhe Lamine Yamal ngushtoi epërsinë për vendësit në minutën e 24-t.
Ishte minuta e 38-të kur Ferran Torres barazoi shifrat pas asistimit nga Raphinha.