28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Pirati kosovar ia fiton ndeshjen Mallorcas në frymën e fundit

- Advertisement -

Mallorca ka arritur t’i arkëtoj pikët e plota ndaj Rayo Vallecanos, falë golit të Vedat Muriqit në frymën e fundit.

Pjesa e parë u mbyll pa shumë raste të krijuara nga dy anët dhe dy ekipet shkuan në pushimin me dy pjesëve me këtë rezultat.

Në pjesën e dytë, Mallorca kaloi në epërsi me anë të Sanchezit, në minutën e 48’. Mysafirët u kundërpërgjigjën me anë të Garcias, në minutën e 76’, duke e barazuar rezultatin.

Kur mendohej se ndeshja po shkonte drejt fundit me këtë rezultat, në skenë doli Vedat Muriqi, i cili shënoi në minutën e 92’, për t’ia siguruar fitoren Mallorcas.

Ky ishte goli i parë i Muriqit që nga lëndimi që pësoi në nëntor, sa ishte me Kombëtaren e Kosovës.

Mallorca pas fitores ngjitet në vendin e 15-të me 23 pikë të grumbulluara.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit