Ukraina është një mjedis ekstrem armiqësor për pilotët luftarakë, qofshin ata rusë apo ukrainas.
Sistemet e raketave tokë-ajër mbulojnë qiejt, duke filluar nga MANPAD-të “Stinger” deri te SAM-et e avancuara S-300 dhe S-400 me rreze të gjatë veprimi.
Avionët që kryejnë role sulmi tokësor përfshijnë Su-25 “Frogfoot”, një avion që po përdoret nga të dyja palët në këtë luftë, raporton BBC.
Për shkak të kërcënimit, pilotët shpesh fluturojnë ulët dhe shpejt për të shmangur kërcënimin e paraqitur nga sistemet raketore.
Dhe një video që është shfaqur në mediat sociale tregon sesi piloti ukrainas fluturon shumë ulët, gati mbi pemë për të shmangur rrëzimin.