7.2 C
New York
Friday, April 19, 2024

Buy now

Shevchenko për presidentin e Ukrainës: Zelensky bëri diçka të jashtëzakonshme

- Advertisement -

Legjenda e futbollit ukrainas, Andriy Shevchenko, ka thënë se presidenti Volodymyr Zelensky është “i pabesueshëm” dhe se ai është shumë krenar për mënyrën se si vendi i tij dhe bashkëkombësit janë përballur me luftën.

Ish-sulmuesi ukrainas së fundmi vizitoi Kievin, teksa tha se kishte një takim shumë të bukur me presidentin e Ukrainës.

“Në kohën më të vështirë në historinë tonë të Ukrainës, ai ka bashkuar njerëzit dhe ka dërguar një mesazh të madh në të gjithë botën”, tha ai për “BBC Radio 5 Live”.

“Populli i Ukrainës nuk duhet të dorëzohet, ne duam demokracinë tonë, ne luftojmë për lirinë tonë dhe ky është një mesazh masiv për të gjithë. Jam shumë krenare sesi vendi im dhe njerëzit u bashkuan për të qëndruar të fortë dhe për të mbrojtur vendin”, shtoi ish-futbollisti i Milanit e Chelseat.

Këtë fundjavë Shevchenko do të luajë në “Soccer Aid”, një ndeshje futbolli që përfshin ish-futbollistë dhe persona të famshëm. Nga kjo ndeshje mblidhe para për UNICEF-in dhe këtë vit disa nga paratë e mbledhura do të shkojnë për të ndihmuar ata që janë prekur nga lufta.

“Kjo ngjarje do të ndihmojë shumë njerëz në Ukrainë, veçanërisht fëmijët. Ne do të krijojmë shumë programe të shkëlqyera për të përmirësuar shumë gjëra për fëmijët”, tha Shevchenko.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit