6.2 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Petkoviq: Vuçiq po vazhdon bisedimet me Lajçakun pas asaj që ndodhi sot në veri

- Advertisement -

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë të Qeverisë së Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se biseda mes presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe përfaqësuesit të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak është duke vazhduar.

Sipas tij, sot zyrtarisht ka filluar pushtimii veriut të Kosovës nga Albin Kurti, duke thënë se është e papranueshme që komuna e Mitrovicës së Veriut të udhëhiqet nga dikush që ka fituar në zgjedhje vetëm 553 vota.

Petkoviq foli në një konferencë për media pas betimit të Erden Atiqit sot në Mitrovicën e Veriut, duke u bërë kryetar i komunës së Mitrovicës së Veriut dhe siç theksoi ai, biseda mes presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe përfaqësuesit të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak është duke vazhduar.

“Ajo pëlhurë që e kanë ekspozuar në ndërtesën e komunës nuk do të jetë kurrë flamur për ne, do të qëndrojë atje dhe do të zgjasë sa vetë okupimi, dhe kjo do të thotë jo shumë. Në njëqind vitet e fundit ka pasur shumë flamuj pushtimi që janë fluturuar në Kosovë, edhe ai i Musolinit dhe dhe i Rajhut të Tretë, por të gjithë u mposhtën nga flamuri trengjyrësh I Serbisë, e kështu do të jetë edhe kësaj radhe”, tha Petkoviq.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit