Kreu i OVL-UÇK’së, Hysni Gucati, në një intervistë për FRONTAL të T7 ka folur për peticionin me 200 mijë nënshkrime që sot e ka dorëzuar në Gjykatë Speciale.
Gucati ka thënë se janë pritur shumë mirë nga zyrtarët e gjykatës dhe se është i lumtur që ka dorëzuar amanetin e 200 mijë kosovarëve në Hagë.
“Na kanë pritë shumë mirë. I kemi dorëzu 200 mijë nënshkrime. Amanetin e tyre e çova aty ku duhej”, ka thënë Gucati.
“Peticioni efekt juridik s’mund të ketë. Peticioni e ka efektin e një proteste”, ka shtuar ai.






