Disa të shtëna me armë janë dëgjuar mbrëmë në rrugën “Gazmend Zajmi” në lagjen “Aktash” në Prishtinë.
Siç raportohet si pasojë e të shtënave një person ka vdekur dhe katër persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Sinjali raporton se pesë personat që u dërguan në QKUK janë: Salih Sekiraqa, Robert Llumnica, Korab Gashi, Fatos Abazi dhe Valdrin Ademi.
Gjithë konflikti dyshohet se lidhet me problemet që familja e Sekiraqës ka pasur në vazhdimësi me familjen Capat në Prishtinë – të cilëve iu plagos një familjar para disa muajsh.
Naser Syla, drejtor në Klinikën Emergjente në ShSKUK ka folur për Gazetën Express për personat e plagosur. Ai tha se në Emergjencë janë pranuar pesë persona.
Siç tha Syla, tre nga të plagosurit janë duke u trajtuar nga ekipet e anestezionit dhe kirurgjisë, ndërsa 2 janë pranuar në klinikën ortopedisë për trajtim të mëtutjeshëm
“5 janë pranu në QE, janë kry ekzaminimet , 3 janë duke u trajtuar nga ekipet e anestezionit dhe kirurgjisë, 2 janë pranu në klinikën ortopedisë për trajtim të mëtutjeshëm”, tha Syla mbrëmë.