7.6 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

Pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, katër të arrestuar

- Advertisement -

Gjatë dy ditëve të fundit në Kosovë, më 23 dhe 24 gusht, janë raportuar pesë raste të dhunës në familje në Kosovë.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se rastet në fjalë janë në Mitrovicë të Jugut, Prishtinë, Istog, Deçan dhe Rahovec.

Në Mitrovicë të Jugut, një i dyshuar është arrestuar pasi ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Ndërsa në Pristinë, është ankuar një grua se ka pasë dhunë nga ish-bashkëshorti i saj. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt.

E në Istog më 23 gusht u arrestua një burrë pasi nën ndikim të alkoolit ka ofenduar bashkëshorten e tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Një grua është arrestuar në Deçan nën dyshimin se më 24 gusht ka sulmuar prindërit e saj. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Kurse në Rahovec në të njëjtën datë, është arrestuar poashtu një burrë si i dyshuar për dhunë të ushtruar ndaj gruaj së tij.

Gjatë intervistimit, i dyshuari ka pranuar se posedon një armë dhe të njëjtën e ka dorëzuar. Arma  pistoletë me një karikator pa fishek është konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit