Në Gjykatën Speciale ka nisur dëshmia e ish-zv komandantit të Zonës së Pashtrikut, Sadik Halitjaha.
Para se të fillojë dëshminë e tij në Speciale, ai dha betimin e tij për deklarata të vërteta, shkruan lajmi.net.
Interesante ishte forma se si ai iu drejtua krerëve të UÇK-së që po akuzohen në Hagë.
“Përshëndetje çlirimtarë”, tha ai.
Halitjaha do të intervistohet për rreth 16 orë nga Specialja.