Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq ka mohuar akuzat e deputetit të LDK-së, Arben Gashi, se gjatë takimeve me zyrtarë dhe përfaqësues ndërkombëtarë i ka quajtur shqiptarët “terroristë”.
Në një intervistë për Frontal në T7, Rashiq tha se Gashi është shprehur në “formë banale, e pakulturuar dhe pa kurfarë baze. “Deklaratat e tij janë absolutisht të pavërteta”, tha ai.
E sipas tij Gashi, “ndoshta ka për qëllim një afrim të tij ose grupacionit që është pjesë e tij, afrimit të Listës Serbe”, tha Rashiq në Frontal.
“Janë supozime të mia”, vijoi ai.
“20 vite kam punuar të promovojë institucionet e Kosovës”, tha ministri në detyrë, duke mohuar pretendimet e Gashit.
Video:






