Përparim Rama me mesazh për qytetarët : Kyçuni në politikë, sepse na shkoi ky vend për lesh

- Advertisement -

 

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë një thirrje drejt qytetarëve dhe kuadrove profesionale që të përfshihen sa më parë në jetën politike në vend.

Në emisionin “DPT te Fidani”, Rama theksoi se Kosova ka nevojë urgjente për njerëz të lirë dhe të pavarur financiarisht nga politika, për të ndalur atë që ai e konsideroi si degradim të vendit nga mendësia aktuale qeverisëse.

Dua të bëj një thirrje për njerëzit profesionalë, njerëzve që nuk varen prej një rroge, prej politikës, njerëzve që dinë me mendu, që duan me zhvillu këtë vend: Kyçuni në politikë! S’ka lidhje çfarë partie, kyçuni aty ku e keni ju mendimin e lirë, ku mundeni me u shprehur lirshëm. Kyçuni, ejani, sepse përndryshe na shkoi ky vend për lesh me njerëz të kësaj mendësie” ka thënë Rama.

Kryeministrin Albin Kurti, Rama e ka quajtur “kryebllokues“ të projekteve zhvillimore.

 

Të ngjashme

Të fundit